28 janar 2009

Ferguson: Ronaldos kurrë nuk i mungon vetëbesimi

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk është i shqetësuar për formën e Cristiano Ronaldos, dhe i ka hedhur poshtë zërat se ai ka mungesë të vetëbesimit.
Edhe pse Ronaldo ndoshta kurrë nuk do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, kur shënoi 42 gola, ai nuk ka qenë aspak mbresëlënës këtë sezon dhe duket se lufton për t’u rikthyer në formën e tij kulmore.“Mendoj se Ronaldo nuk ka problem me vetëbesimin. Ai ka shumë vetëbesim dhe beson në kualitetet e tij. Ai ka humbur disa shanse, por megjithatë ka shënuar 10 gola për ne”, ka thënë Ferguson.“Në fund të sezonit do të ketë më shumë se 20 gola, që është fantastike për një anësor”, ka përfunduar trajneri skocez.