28 janar 2009

Abidal: Barcelona është ekipi më i mirë

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal, thotë se ky ekip i blaugranëve është më i mirë që ai ka pasur rastin të shohë ndonjëherë, dhe ka lavdëruar trajnerin Josep Guiardiola.
“Nëse shihni atë çfarë kemi bërë deri tani, do të vëreni vetëm ndeshje të mira, shumë gola dhe shumë pikë. E dimë se duhet të luftojmë deri në fund, por deri tash jemi ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë mbrojtësi francez.“Ky vit është më ndryshe. Tash ka më shumë kënaqësi në stërvitje, në dhomën e zhveshjeve dhe kjo është dëshmuar në gjithçka. Kjo është shkaku se pse rezultatet janë më të mira” ka shtuar Abidal.