28 janar 2009

Vёllai i Ronaldinhos lavdëron Messin

Agjenti dhe vëllai i superyllit brazilian Ronaldinho, Roberto de Assis, ka lavdëruar yllin e Barcelonёs, Lionel Messi.
Messi dje komentoi rastin e Ronaldinhos, i cili ishte detyruar tё largohej nga Barcelona. “Rasti i Ronniet dhe Messit nuk krahasohen, pasi secili lojtar ka tregimin e tij. Vëllai im pati disa momente dramatike para se tё largohej nё drejtim tё Italisё, derisa me Leo shpresoj se ai do tё kënaqet nё fitimin e titujve dhe tё qenit kampion nё Barcelona”, ka thёnё De Assis. “Ka njё miqësi tё madhe mes nesh, qё lulëzoi gjatё kohës nё Barcelona. Ai ishte njё shok mё ndryshe. Messi ёshtё njё person i mrekullueshëm dhe njё lojtar spektakolar”, ka shtuar braziliani.