22 janar 2009

Dirk Kajt, trashëgimtari i “Arushës çeke”

Të gjendet zëvendësuesi i Nedvedit. Është ky objektivi kryesor i drejtuesve bardhezi, të cilët po rrëmojnë merkaton për të gjetur trashëgimtarin e denjë të “Arushës çeke”. Faktikisht, trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, u ka dhënë indikacionet e para drejtuesve bardhezi, duke i çuar këta të fundit të “trokasin në dyert e Liverpulit” për mesfushorin, Dirk Kajt. Për Ranierin, biondi holandez do ishte trashëgimtari ideal i Nedvedit, i cili në fund të sezonit mund të largohet nga Torino. Kajt ka mbërritur te Liverpuli në vitin 2006 dhe ka firmosur me anglezët një kontratë katërvjeçare dhe aktualisht holandezit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Liverpulin. Për këtë motiv, Juventusi i ka ofruar 15 milionë euro klubit anglez, që tashmë është në krizë financiare. Por gjithçka do të vendoset në fund të këtij sezoni.