12 janar 2009

Agjenti: Mattioni është lojtar për Milanin

Milani është në rrugë të mirë të largojë Juventusin nga lufta për mbrojtësin e djathtë të Gremios, Felipe Mattioni. Lojtari 20-vjecar është gati të bëhet lojtar i Milanit, theksoi agjenti i tij Mino Raiola. Juventus tashmë disa javë është i lidhur me brazilianin dhe kur mendoheshte se janë të gatshëm të bëjne ofertë, Milani u kyç në garë. " Është e vërtetë se Juventusi e ndjek, por do ta them të njejtën edhe për Milanin. Mattioni është lojtar i klasit të parë dhe është i gatshëm per skenën e madhe evropiane" - tha Raiola. "Do të thoja se ai eshte lojtar per Milanin dhe do ta shpërndaja kështu njejtë" - vazhdoi agjenti i lojtarit. Milan tashmë nënshkroi me Thiago Silvan nga Fluminense dhe nëse Mattioni nënshkruan për kuqezinjtë, do të jetë braziliani i tetë në skuadrën e Carlo Ancelottit.