12 janar 2009

Del Piero: Beckhami e bën Milanin më sfidues

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se David Beckham mund ta shndërrojë Milanin në një skuadër sfiduese për Scudetto. "Padyshim se Beckham do t’u japë atyre vlera shtesë. Të gjithë e dinë se çfarë teknikë ka ai, ndërsa për aq sa di unë, mund të them se, përveç vlerave si futbollist, ai është edhe një person i jashtëzakonshëm". "Kohëve të fundit ai ka qenë në presion, mirëpo ka arritur të japë maksimumin nga vetja dhe i ka bindur të gjithë për kualitetet që ka". "Milani ende është në garë për Scudetto, ndërsa Beckahm i bën Rossonerët shumë më kërkues", ka thënë ikona e Zonjës së Vjetër.