28 janar 2009

Cani, e ardhmja larg Askolit

Edgar Cani duket se do të duhet të kërkojë një tjetër skuadër për pjesën e mbetur të sezonit 2008-2009. Kjo lëvizje e tij duket se do të jetë e detyruar për shkak të faktit se te Askoli pritet të rikthehet sulmuesi Kristiano Bukit, i cili deri tani ka qenë i dëmtuar. Ardhja e ish-sulmuesit të Napolit mund të shënojë edhe lamtumirën e futbollistit shqiptar nga bardhezinjtë e Serisë B, pasi në të kundërt ai do ta ketë të vështirë për të gjetur hapësirë në këtë skuadër. Mësohet se tashmë Cani ka filluar bisedimet me klube të ndryshme të serisë B. Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe agjenti i tij, Domeniko Skopeliti: "Për Canin mund të ketë lajme të reja për sa i përket merkatos, shprehet Domeniko Për lojtarin në fjalë mund të ketë gjithmonë e më pak vend në skuadër pas rikthimit te Bukit. Kartonin e Egdar Canit e zotëron Palermo dhe ai është në formë huazimi për të fituar eksperiencë. Albinolefe, Piza dhe Salernitana janë mjaft të interesuara për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit", përfundon agjenti i Canit.