28 janar 2009

Bogdani: Unë nuk lëviz nga Kievo

Erjon Bogdani duket se do të qëndrojë te Kievo edhe për pjesën e mbetur të sezonit. Emri i tij ka qarkulluar në merkato për gjatë gjithë periudhës thuajse 4-javore të transferimeve të lojtarëve. Madje nuk kanë munguar edhe zërat për kalimin e tij të mundshëm te Roma, Bolonja, Siena, Lacio, Padova (e Serisë C1), por edhe Grenoble e Ligës së parë franceze. Por megjithatë, asnjë nga këto zëra nuk ka mundur të bëhet bindës, për t‘i prishur mendjen sulmuesit shqiptar që të nderonte skuadër. Së fundmi, skuadra që zyrtarizoi tratativa për ta marrë Bogdanin ishte Padova në serinë C1. Por ka qenë e pamundur të bindet bomberi i Kombëtares sonë për të zbritur dy kategori më poshtë. Pikërisht për të respektuar interesimin e këtyre të fundit është prononcuar vetë Bogdani, i cili nëpërmjet faqeve të gazetës "Il Leggo" ka dhënë edhe përgjigjen e tij për ofertën. "Unë nuk lëviz që këtu", ka thënë Bogdani, që më pas ka falënderuar Padovan për interesimin, por u ka kërkuar heqjen dorë nga vazhdimi i tratativave të mëtejshme.