15 janar 2009

“Ndihmë arbitrare? Interit më shumë se Juventusit”

Luçiano Moxhi, tani ka vendosur të flasë, por linja e ideve të tij vazhdon të jetë e njëjta. Gjithsesi, akuzat e tij se komploti ka ekzistuar më parë dhe gjithashtu, ekziston edhe tani, ka bërë shumë bujë. “Nuk them se skuadrat milaneze nuk janë të forta, por... Kur them se vitin e kaluar Romës nuk ia lejuan të fitonte kampionatin, e them sepse jam i sigurt. Në ndeshjen e fundit, Interi po humbiste në Parma, por gjyqtarët e favorizuan dhe e dimë sesi shkoi. Bashkëshortja e të ndjerit Franko Sensi, presidentit të Romës, disa ditë më parë deklaroi: ‘E vërtetë, Roma e meritonte fitimin e kampionatit, por nuk na e lejuan’. Këtë nuk e thashë unë, e ka deklaruar personalisht ajo. Kjo do të thotë se nëse komploti ka ekzistuar, ai ekziston edhe tani. Ndërsa unë mendoj se ai nuk ka ndodhur më parë dhe nuk ndodh as tani. Gjyqtarët? Arbitrat nuk janë tëshitur, por psikologjikisht ata janë të shtyrë të favorizojnë gjithmonë skuadrat e mëdha, pasi kështu ndodh në çdo kampionat të botës. Dizenjimi i tyre? Unë nuk kam caktuar kurrë gjyqtarët për takime të veçanta, pasi ajo ishte thjesht një lojë që unë dhe Bergamo (disenjatori i arbitrave) zhvillonim, pasi fundja nuk ishte e paligjshme. Pastaj një gjë të tillë, nuk e ka bërë vetëm Moxhi, Bergamo nuk ishte vetëm miku i Moxhit, por i të gjithë presidentëve të klubeve të Serisë A, pa përjashtime”,