19 janar 2009

Juventus pas dyshes së Liverpoolit

Drejtuesit ekzekutivë të Juventusit vazhdojnë të kërkojnë njeriun e duhur, i cili do ta zëvendësojë legjendën çeke, Pavel Nedved, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” njofton se drejtori sportiv Alessio Secco tashmë ka bërë një listë të ngushtë lojtarësh.
Dyshja e Liverpoolit Dirk Kuyt dhe Ryan Babel, të cilët mund të luajnë edhe si sulmues edhe si anësorë, duket se janë lojtarët e përshtatshëm për Zonjën e Vjetër.
Kuyt, i cili është shënjestër kryesore e Juves, vlen afër 12 milionë euro, ndërsa nëse nuk mund të arrijnë një marrëveshje me të, bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për holandezin tjetër të Redsave, Ryan Babel.