28 janar 2009

Gaskoin, i ngrirë në -135 gradë celcius

Njeriu i pandreqshëm, Pol Gaskoin, duket se do t‘i nënshtrohet një kure me ngritje në -135 gradë. Ish-kampioni i madh anglez, i zhytur në një tunel alkoolizmi dhe depresioni, do të mbyllet në një lloj qelie-frigorifer për një cikël krioterapie. Në këtë përfundim kanë arritur mjekët e "Sporting Chance Clinic". Tabloidet nuk kanë humbur rastin për të treguar një tjetër zhvillim të pabesueshëm të historisë së Gazës. Sipas mjekëve, ai do të mbyllet për çdo ditë nga 3 minuta në frigorifer.