28 janar 2009

Saviola afër kalimit në PSV Eindhoven

Sulmuesi i Real Madridit, Javier Saviola, thotë se ai mund t’i bashkohet ekipit holandez PSV gjatë kësaj jave.
“PSV më ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe kjo është një mundësi të cilën nuk mund ta lejoj të kalojë”, ka thënë Saviola.Argjentinasi ka edhe dy vite kontratë me Realin dhe ka thënë se do të pranojë ulje të pagës së tij, vetëm e vetëm për të luajtur rregullisht.