
Ai i tha të përditshmes franceze Le Parisien se synimi i tij fillestar është të luan në vazhdimësi për klubin e tij e pastaj të sheh se çka do të ndodh. “E di se Franca ka futbollistë të ri të talentuar por nëse Laurent Blanc ka nevojë për mua, ai e di se mund të llogarit te unë”, ka thënë ai.
Trezeguet, i cili fitoi Kampionatin botëror 1998 dhe Euro 2000 duke luajtur në një ekip me Blancun kishte marrëdhënie të tensionuara me ish selektorin Raymond Domenech. Paraqitjen e tij të fundit për Francën e bëri para më tepër se dy viteve në një miqësore kundër Anglisë.