Sulmuesi i Herculesit, David Trezeguet, ka pohuar se udhëtimi në Camp Nou nuk do të jetë një vizitë turistike, pasi që ish-sulmuesi legjendar i Juventusit planifikon që ta befasojë kampionin aktual të Spanjës.
“Barcelona është ekipi më i fortë në Evropë, por ne do t’i karikojmë armët dhe mezi presim ndeshjen. Ne të gjithë e dimë se do të jetë ndeshje delikate për ne, por në të njëjtën kohë ne nuk kemi se çfarë të humbasim”.
“Ne do të shikojmë të bëjmë befasinë. Ne do të kemi rastin për të shkruajtur histori nëse do të luajmë një ndeshje të mirë”, deklaroi ‘Trezegol”.