11 shtator 2010

Nedved drejtor te Juventusi?

Pavel Nedved ka shprehur interesimin e tij për t’u rikthyer te Juventusi, pasi ka pranuar një ofertë për të marrë rolin e drejtorit të klubit

Ish-mesfushori vari këpucët në fund të sezonit 2008/09, pasi luajti për klubin që nga viti 2001, kur u transferua nga Lazio.

Dhe, ish-lojtari i kombëtares Çeke e ka mirëpritur idenë për t’iu bashkuar klubit në ndonjë rol administrativ. Ai ka ende një raport të mirë me drejtuesit dhe shpreson të rikthehet atje.

“Me të [Andrea Agnelli] dhe me drejtorët tjerë kam një raport të shkëlqyeshëm dhe e shoh veten shumë mirë këtu. Ka një ofertë për të ndihmuar klubin. Juve ka qenë dhe do të jetë tregimi im i dashurisë”, ka thënë Nedved për Tuttosport.