10 shtator 2010

SAMPDORIA, çmimi i Cassano-së 40milionë euro

Ylli i Sampdoria-së dhe i kombëtarës Italiane Antonio Cassano (28-vjeçar), është vënë në radarët e Inter-it dhe Juventus-it, të cilët dëshirojn që në afatin tjetër me qdo kusht ta transferojnë Cassano-në.

Mbi këtë çështje, kryetari i Sampdoria-së Riccardo Garrone në një intervistë për gazetën Italiane ‘ La Stampa’ theksoj:

“ Cassano është në kontratë me neve deri në qershor 2013, dhe unë dëshiroj ta mbajë atë.Megjithatë, çdo gjë mund të ndodhë për ndonjë transferë të tij, dhe për këtë ne e kemi vendosur çmimin e tij, pra për ata të cilët dëshirojn ta kenë lojtarin në radhët e tyre duhet të paguajnë një vlerë të përgjithshme prej 40 milion euro.”