05 shtator 2010

Juventus bon thashetheme



Pas deklaratës së ashpër të Diegos në drejtim të Bepe Marotës, kanë vijuar me akuza për Juventusin edhe ish-lojtarë të tjerë të cilët u larguan gjatë merkatos. Mesfushori brazilian që u “strehua” te Volfsburgu pasi u cilësua i panevojshëm për planet e Luixhi Delnerit, akuzoi dy ditë më parë drejtorin teknik të bardhezinjve Bepe Marota si të “papërshtatshëm për Juventusin”. Sot kanë vijuar fjalët jo fort të këndshme edhe nga të tjerë të larguar.


Fjalë të Sebastian Xhovinkos, tashmë pjesë e Parmës: “Drejtuesit duhet të ishin më të qartë. Nuk u trajtova ashtu siç e prisja”. Fjalë të rënda edhe nga Xhonatan Zebina, i cili tashmë mban veshur fanellën e Breshias: “Kur pamë që u largua një si Nedved, kuptuam që nuk mund të prisnim asgjë”.


Kritikat nuk i ka kursyer as portugezi Tiago, tashmë te Atletiko e Madridit, megjithëse dihet se marrëdhëniet e tij me mjedisin bardhezi nuk ishin nga më të mirat. Mesfushori e ka më shumë me ish-teknikun Klaudio Ranieri: “Aventura ime te Juventusi shkoi keq për faj të Ranierit. Ai nuk pati besim tek unë”.


Fjalë falënderuese kanë ardhur vetëm nga Kamoranezi, i cili tashmë mbron ngjyrat e Shtutgartit. Kurse nga ana e David Trezege, pjesë e Herkulesit në kampionatin spanjoll, nuk ka