Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, nuk do të mund të kthehet para janarit të 2011-tës.
Gjatë muajit gusht, flitej për një rikthim të portierit italian në muajin dhjetor të këtij viti, por Buffon dëshiron të pushojë gjithë kohën e nevojshme për shërimin e tij dhe të kthehet të luajë vetëm atëherë kur të jetë shëruar plotësisht.
Buffon ka kaluar nëpër një operacion mjaft delikat dhe tani do të ketë nevojë për një kohë të gjatë për tu kthyer ai që ishte para lëndimit.
Objektivi që i ka vënë vetes lojtari është të kthehet me 6 janar të 2011-tës, ditën kur Juventusi luan kundër Parmas në Seria A.