03 shtator 2010

Buffon rikthehet në vitin 2011

Shpresat që ta shohim portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, në portën e Bianconerëve para fillimit të vitit të ri janë shuar, gjithnjë sipas Il Corriere dello Sport.

Portieri është duke u rikuperuar ngadalë pas një operimi në një nga unazat në shpinë dhe këtë ka vendosur ta bëjë dalëngadalë për të qenë plotësisht i gatshëm. Sipas spekulimeve të mëherëshme, thuhej se Buffon mund të rikthehej në dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë.

Buffon nuk dëshiron të rrezikojë duke nxituar që të luajë dhe është pothuajse e pamundur që ai të kthehet në aksion në vitin 2010. Ai është duke punuar shumë për t’u rikthyer dhe madje mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në vitin 2011 ndaj Parmës në Torino. /