09 qershor 2010

Trezeguet karrierën e vazhdon te Athletico!

Sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet (32) karrierën në sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë në radhët e kampionit aktual të Euro Ligës, Athletico Madrid, shkruan gazeta franceze L’Equipe. Trezegue me Juventusin, ngjyrat e të cilit i mbron që nga vitit 2000 ka kontratë edhe për një vit, por ka shprehur dëshirë që të largohet para kohe. Më herët si opsione të tij ishin LA Galaxy, Lyon, Marseille, Corinthians, Milan etj, kurse tani më së afërmi duke te Atheltico Madrid. Sezonin e kaluar Trezegue ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola, 7 në Seria A.