07 qershor 2010

Del Piero dhe Buffon nuk largohen nga Juve

Menaxheri Gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka përjashtuar largimin e veteranëve Alessandro del Piero dhe Gigi Buffon gjatë kësaj vere.

Buffon është lidhur me një kalim në Manchester United dhe Arsenal që nga fundi i sezonit të kaluar, derisa Del Piero është cak i klubit të ri të Fabio Cannavaros, Al-Ahli.

“Gianluigi Buffon dhe Alessandro Del Piero nuk janë për shitje. Ata janë simbole të klubit dhe një pikë esenciale e referimit për lojtarët tanë të rinj”, ka thënë Marotta.