
Bonucci që është në bashkëpronësi të Barit dhe Genoas, do të transferohet te Juventusi pasi klubi nga Torino ka arritur marrëveshje me bashkëpronarët dhe me mbrojtësit italian.
Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda 24 orëve dhe ky transferim shihet si zëvendësim për Fabio Cannavaron, që nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën arabe Al-Ahli.