11 qershor 2010

Diego në radarin e United

Manchester United është duke shqyrtuar transferimin e mesfushorit të Juventusit, Diego.

Mesfushori kreativ brazilian u transferua nga Werder Bremen verën e kaluar për 24.5 milionë euro dhe pas një starti premtues ai dështoi të tregonte cilësitë e tij gjatë sezonit. Ndërsa spekulohet se trajneri i ri i Juves, Luigi Del Neri, nuk e ka Diegon në planet e veta dhe do ta lë atë të largohet.

Mediumet italiane shkruajnë se Manchester United do të ofrojë 20 milionë euro për asin brazilian, përkundër deklaratave të Ferguson se ai nuk do të shpenzojë në yje gjatë kësaj vere. /