Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka publikuar planet që ka për këtë afat kalimtar veror, përderisa është duke punuar në një ekip sa më efektiv të Juventusit.
“Ne po punojmë drejt të pasurit një ekip më konkurrues. Por, nuk duhet të harrojmë edhe parametrat financiar. Ndoshta na munguan rezultatet vitin e kaluar, por puna e madhe vazhdon. Juventusi mund të luajë mirë dhe t’u kthehet fitoreve”.
“Bonucci? Nuk ishte e lehtë ta bindim Barin dhe Genoan që të lirojnë Bonuccin. Ne jemi të kënaqur sepse mbrojtësi vlen aq sa kushton. Krasic? Ne i kemi bërë ofertë CSKA Moskës, por ata nuk e pranuan. Tani ne shohim vetëm punët tona”, deklaroi Marotta për La Gazzeta dello Sport.