08 qershor 2010

Roma vështron Amaurin, Adriano kompleton testin mjekësor

Roma e ka marrë me seriozitet të lartë merkaton e kësaj vere, pasi që vazhdimisht është duke menduar përforcimin e sulmit, ndërsa emri tjetër i lakuar është sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri.

La Gazzeta dello Sport pohon se Claudio Ranieri dëshiron ta ringjallë Amaurin, duke e transferuar atë te Roma. Pasi shënoi vetëm pesë gola në 30 paraqitje, Amauri është njëri nga emrat që flitet se do largohen nga Juventusi. Interesimi i Bianconerëve për Edin Dzekon, ka rritur gjithashtu spekulimet se italo-brazilianit do t’i tregohet dera.

Në ndërkohë, Sky Sport Italia njofton se Adriano ka kompletuar testin mjekësor te Roma në klinikën Gemelli. Testi ka zgjatur dy orë e gjysmë. Adriano pritet të takohet me zyrtarët e Romës në Villa Pacelli, ku edhe zyrtarisht do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.