Mbrojtësi i ri i Juventusit, Leonardo Bonucci, nuk mund të presë për të filluar karrierën si bianconer, pasi ka kaluar të hënën testin mjekësor në Olimpico të Torinos.
“Ishte një emocion i veçantë që t’i bashkohesha Juventusit, por jam i kënaqur që jam këtu për të filluar aventurën e re me shpirtin e duhur, që gjithashtu është ngjallur në mua nga presidenti”.
“Ne duhet ta përmirësojmë Juventusin, në mënyrë që të kthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror. Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar nga viti i kaluar. Nëse fitojmë diçka atëherë do të jetë mirë, nëse jo, ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen”.
“Juventusi më kërkoi mua, unë e kërkova Juventusin. Klubet tjera nuk i mora parasysh. Nuk jam i zhgënjyer që nuk luajta në Botëror edhe pse jam i zhgënjyer për eliminimin e hershëm të kombëtares”, ka thënë Bonucci, transferimi i të cilit pritet të zyrtarizohet të martën