26 qershor 2010

Kanavaro: Sistemi në futbollin italian duhet ndryshuar

Një zë i lehtë dhe i lodhur. Dhe shumë mërzi, që është shfaqur në fytyrë. Fabio Kanavaro është paraqitur kështu përpara mikrofonave të mediave, në një konferencë për shtyp, ku është për herë të fundit si kapiten i kombëtares italiane, pas 136 ndeshjeve me Italinë. Ka vendosur fytyrën e tij, pasi të enjten në fushën e lojës nuk ka arritur të japë nivelin e tij të zakonshëm. Dhe me eksperiencën e madhe që ka në shpatulla i ka dërguar disa mesazhe të qarta futbollit italian: kriza e rinovimit është, dhe duket qartë, dhe për Italinë e re të Cesare Prandelit, detyra nuk do të jetë e lehtë.

Prandeli

“Është një trajner shumë i zoti, por do të ketë shumë për të punuar. Fenomenë nuk ka në qarkullim në këtë moment në futbollin italian, nëse i shikoni, m’i sillni këtu tani. Faza e ndeshjeve kualifikuese për Europianin e ardhshëm është e vështirë, dhe duhet të bëhen ndryshime të mëdha për një të ardhme më të mirë. Futbolli është i ndërtuar nga cikle, nga gjenerata. Ajo aktuale ka elementë të mirë, por jo të një niveli të lartë siç prentendohet, mungojnë yjet aktualisht në futbollin italian dhe ka mungesë të rinjsh që të luajnë në nivele të larta.

Një mbrëmje e frikshme

“Mbrëmja e djeshme ka qenë një ndër mbrëmjet më të këqija, më absolute. Asnjë nuk do të kishte pritur një Botëror të tillë, që do të mbyllej me vendin e fundit në grupin tonë. Si për rezultatet e arritura ashtu edhe për mungesën e lojës që kemi treguar. Pas ndeshjes së parë që kemi zhvilluar në grup, kam pasur shumë besim. Mbase fakti që nuk kemi arritur të fitojmë ndeshjen e dytë na ka kondicionuar shumë, do të na kishte shërbyer një fitore për të ndryshuar ecurinë e turneut tonë. Dje, në pjesën e parë kishte mungesë sigurie, frikë. Sllovakia luante e qetë, ne jo. Me fanellën e kaltër të veshur je i detyruar gjithmonë të fitosh. Në fytyrat e shokëve të mi kishte shumë tension në këtë ndeshje. Në një situatë dhe kontekst tjetër këtë ndeshje do ta kishim fituar patjetër. Në pjesën e dytë kemi bërë diçka më shumë, por ka qenë e pakët gjithsesi. Ndeshja e të enjtes ka qenë dhe ndeshja jonë më e keqe”.

Më keq se në Kore

“Mendoj se, paraqitja e bërë kundër Sllovakisë ka qenë edhe figura më e keqe që ne kemi zhvilluar në absolute këto vite. Kemi fituar Botërorin me një grup që kishte një moshë relativisht të madhe, për këtë arsye mbase nuk kemi arritur të riprodhojmë të njëjtën skuadër. Trajneri ka kërkuar të kryejë disa ndryshime, por nuk ka funksionuar ashtu siç duhej. Lipi dje kundër Sllovakisë ka treguar të gjithë madhështinë e tij, duke mbrojtur skuadrën. Por, faji i rezultateve nuk është vetëm i trajnerit, duhet të ndahen edhe ndërmjet lojtarëve që kanë luajtur në këtë ndeshje. Ata që mungonin? Emrat që keni përmendur janë ato të Kasanos dhe Balotelit. Me Kasanonin, kemi zhvilluar bashkë dy Europianë, dhe nuk i kemi fituar asnjë prej tyre. Baloteli është interesant, por duhet të tregojë akoma edhe shumë gjëra, është i ri dhe nuk ka shumë eksperiencë. Nuk ka fenomenë në qarkullim, Lipi ka marrë këtu ato lojtarë që mund të jepnin më shumë, pastaj këtë herë nuk ka funksionuar. Me një fitore në fillim të Botërorit do të kishte qenë gjithçka më ndryshe tashmë”.

Kujtimet

“Nuk besoj se do të më kujtojnë si kapiteni i kësaj kombëtareje që ka dështuar, kjo nuk mund të fshijë nga kujtesa atë punë të jashtëzakoshme që kam bërë në Botërorin e 2006. Nuk më vjen aspak turp të them, që kam qarë pas kësaj ndeshjeje, pas 14 vitesh me fanellën e Italisë të veshur nuk prisja që ta përfundoja në këtë mënyrë karrierën time”.

Dështimi klubeve

“Dështimi i skuadrës kombëtare përfaqëson edhe dështimin e klubeve në këto vitet e fundit. Sapo kemi fituar Champions Ligën, por tek Interi nuk ka shumë lojtarë italianë dhe kjo do të thotë shumë qartë sesi është panorama sot në futbollin italian”.

Dubai

“Nëse kritikat që kam marrë në Itali më kanë shtyrë të ndryshojë ambjent? Bën pjesë në karrierën e një atleti. Unë kam dhënë dhe kam marrë shumë. Por ka pasur episode që më kanë prekur shumë, siç kanë fyerjet që kam marrë në Torino në ndeshjen Juventus-Parma dhe në Katania në fund të sezonit. Pasardhësi i tij? Si kapiten, por edhe si lider në kombëtaren italiane. “Bufon do të jetë sigurisht më eksperti nga të gjithë. Pastaj është Xhioxhio Kielini, më i vjetri ndër të rinjtë, që ka karakterin e duhur për atë rol të rëndësishëm. Kritikat? Duhet ti durojmë të gjithë dhe në njëfarë mënyre disa edhe t’i mirëkuptojmë. Ashtu siç kemi marrë elozhet pas triumfit në Kupën e Botës”.

Politika

“Çdo vend ka problemet e tija. Mekanizmi ynë duhet të ndryshojë. Mjafton të shikosh stadiumet tona në këtë moment ose kulturën që kemi kur shkojmë të shikojmë një ndeshje. Dhe pastaj të gjithë duhet të fillojnë të besojnë tek të rinjtë. Në të kundërt do ta kemi shumë të vështirë të arrijmë aty ku dëshirojmë, siç na ka ndodhur dhe neve. Në futbollin italian duhet të ndryshojnë shumë gjëra, në të kundërt Botërorin tjetër do të arrijmë ta fitojmë pas 25 vitesh”.