Portieri i “axurrëve” beson se kombëtarja e tij mund të jetë sërish protagoniste në Botëror
“Kur ka evenimente të rëndësishme si Botërori, disa njerëz vendosin të bëjnë deklarata të bujshme”. Xhixhi Bufon ka qëndruar në Pragë me gruan e tij dhe dy fëmijët orët e fundit pushim para nisjes për në Johanesburg, Paraguajit dhe topit Jabulani që nuk e duron dot. Portieri i Italisë, numri një në botë, 101 paraqitje me kombëtaren, kapiteni i ardhshëm i “axurrëve” me Prandelin, ka replikuar me buzëqeshje ndaj atyre që kërkojnë të përfitojnë nga Botërori në kërkim të reklamave politike. Sepse e ka të qartë, nëse gjërat shkojnë mirë, të gjithë do të dalin në shesh për të festuar.
- Markizio dhe himni, ministri Kalderoli dhe shpërblimet për kombëtaren: duhet të ndodhë gjithmonë diçka para Botërorit?
- Thjesht, është një mundësi për të tërhequr vëmendjen. Edhe pse pyes veten: janë mediat që zmadhojnë gjërat apo protagonistët që përbëjnë lajm. Gjithsesi jemi mësuar, asnjë problem. Dhe nuk besoj se Markizio ka thënë gjëra të tilla.
- Jemi një “vend qesharak”, siç ka thënë Kanavaro?
- Qesharak është pak e tepruar. Por jemi një vend i mbushur me kontradikta dhe futbolli nuk përjashtohet nga akuzat. Futbolli, dhe futbollistët, janë gjithnjë të parët që japin kontributin e tyre në mënyrë konkrete. E kam fjalën për parà dhe impenjime të ndryshme.
- Nuk është zbutur aspak. Të paktën me ne është njësoj dhe duket se beson shumë tek ky ekip. Dhe nuk e di nëse po na e transmeton edhe neve këtë, ose nëse jemi njësoj, por duam t’i dhurojmë vetes një tjetër muaj epik. Jemi të sigurtë.
- Mund të ndikojë fakti që trajneri i kombëtares është i përkohshëm?
- Ky është një fakt për të cilin ne nuk mendojmë. E vërteta është se kur je në një Botëror, mendja është e përqendruar vetëm tek ky eveniment. Nuk ka vend për gjëra të tjera.
- Çfarë ka ndodhur në Kupën e Konfederatave, vitin e kaluar? A është e mundur që ta keni nënvlerësuar?
- Ka shkuar keq për disa arsye. Shumë prej nesh kanë patur probleme fizike dhe më pas ishte fundi i një cikli. Ajo paraqitje zhgënjyese na ka zgjuar, trajneri ka ndryshuar disa ide, ka fshirë disa siguri. Më duket se ne që kemi fituar në Gjermani para katër vitesh nuk jemi dhe aq të shumtë.
- Jeni befasuar për Groson?
- Më ka ardhur shumë keq. Kemi folur, është një djalë i shkëlqyer, kujtimi i Berlinit është i paharrueshëm. Lipi ka thënë se ka qenë një nga telefonatat më të vështira të jetës së tij.
- Një lojtar që mund të bëjë diferencën?
- Eshtë më shumë se një. Jam befasuar nga Bonuçi, ka cilësi dhe personalitet. Maxhio më ka pëlqyer kundër Zvicrës, Krishiton e njohim, Boketi është gjithmonë i përqendruar. Kam besim.
- Eshtë për të ardhur keq për Pirlon.
- Por nëse Andrea do të mungojë vetëm në dy ndeshje nuk do të ishte një problem i madh. Edhe Gatuzo e Zambrota, katër vite më parë dukeshin jashtë, por gjërat kanë shkuar ndryshe.
- Deri ku mund të arrijë Italia në këtë Botëror?
- Për mënyrën se si konceptohet futbolli, ka rëndësi vetëm fitorja. Ose të arrijmë në çerekfinale, kundër Brazilit dhe Spanjës, dhe, në rast se do të ndodhë, të dalim nga turneu me kokën lart.
- Ndoshta mbrojtja nuk është e blinduar si më përpara?
- Kundër Zvicrës kam parë sinjale përmirësimi. Dhe më pas, siç thotë Lipi, nuk ekziston mbrojtja, por reparti mbrojtës. Ku marrin pjesë të gjithë, edhe sulmuesit.
- Ju vjen keq që Kanavaro do të largohet nga kampionati italian?
- Duhet të kem moshën e tij për të dhënë një përgjigje. Nuk e di nëse do të largohesha nga Italia. Dhe kombëtares nuk do t’i thoja kurrë jo. Do të duhet të më largojnë me forcë ose, të paktën, do të jetë një vendim i përbashkët.