Kapiteni Italian, Fabio Cannavaro tha se ai ishte i interesuar për t’u bashkuar me Napolin, por ata nuk do ta merrnin atë, kështu që u transferua tek Al-Ahli.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që kanë dashur të jem tek Napoli. Jam një Napolitan dhe çdokush e di se do të ishte ëndërr ta vesh fanelën përsëri”, tha ai për Napolimagazine.com.
“Përkundër sinjaleve drejtë drejtorit të Napolit, nuk ishte e mundur t’i bashkohet pas indiferencës së tyre drejtë meje”.
Cannavaro ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Al-Ahlin.