Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, nuk është shumë i shqetësuar pas humbjes 2-1 të Italisë në miqësoren ndaj Meksikës.
“Ne ishim të lodhur nga stërvitjet intensive. Nuk është një alibi, por ndryshimet në fitnes e transformojnë këtë nga një rezultat i keq në një seancë të mirë stërvitore”.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi për ndeshjen e parë ndaj Paraguait. Do ta shihni atë më 14 qershor, do të jemi të gatshëm. Gjithmonë ka pasur kritika për kombëtaren e Italisë dhe në një mënyrë ato na ndihmojnë ne”, ka thënë Cannavaro.