25 qershor 2010

FIFA i “heq” Kosovën Serbisë


Nje lajm qe na gezon shume..

Sikur të mos mjaftonte eliminimi i hidhur nga Kupa e Botës, serbët duhet të mësohen edhe me një fak tjetër tronditës.

Në buletinin zyrtar të ndeshjes me Australinë, FIFA ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën nuk përfshihet Kosova. Serbët, të cilët e konsiderojnë Kosovën si “djepin e Serbisë”, kanë mbetur të befasuar nga ky informacion.

Në buletinin e FIFA-s thuhet gjithashtu se popullsia e Serbisë është shtatë milionë banorë, numër që nuk përfshin banorët e kosovës. Interesant ka qenë edhe konstatimi se qyteti i Novi Pazar-it përmendet si i treti më i rëndësishmi pas Beogradit dhe Novi Sadit.

Mediat serbe e quajtën skandaloz publikimin e këtj buletini, i cili përkon me qëndrimin zyrtar të institucionit drejtues të futbollit botëror. Megjithatë, kjo e fundit ende nuk e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës në familjen e saj.