Klubi bardhezi vazhdon të shohë përpara në merkato. Pasi ka siguruar mesfushorin Simone Pepe nga Udineze, së fundi ka hedhur sytë nga Milosh Krasiç i CSKA Moskës dhe Edin Dezko i Volfsburgut.
Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari serb ka shprehur dëshirën për t’u veshur bardhezi dhe tashmë detyra e drejtuesve të “Zonjës” është të bindin klubin rus. CSKA-ja kërkon 15 milionë euro, por në Torino shpresojnë të arrijnë një marrëveshje mbi bazën e 10-12 milionë eurove.
Ndërkohë, për sulmin, emri që përmendet është boshnjaku i Volfsburgut, Edin Dzeko. Vetë lojtari pëlqen kampionatin italian, madje që në merkaton e janarit ishte gati të vishte fanellën e Milanit. Por problemi i vetëm për zbarkimin në Serinë A mund të jetë çmimi tepër i lartë që klubi gjerman ka vënë për të: 40 milionë euro. Mançester Siti i ka, por Dzeko nuk e pëlqen kampionatin anglez.