Portieri i kombëtares së Kaltër luajti vetëm pjesën e parë të sfidës me Paraguajin, për shkak të një dëmtimi.
Sot Bufon i është nënshtruar analizave mjekësore, të cilat kanë vënë në dukje një problem me nervin shiatik. Sipas mjekëve të kombëtares së Kaltër, për momentin nuk mund të bëhet një parashikim i saktë mbi ditën kur portieri mund të rikthehet në fushë.
Bufon ka filluar menjëherë trajtimin fizioterapik dhe në ditët e ardhshme do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera. Në fakt, menjëherë pas dëmtimit vetë 32-vjeçari u shpreh optimist për një rikthim të shpejtë. Por kontrollet e para nuk janë kaq shpresëdhënëse.