Sipas portierit të kombëtares italiane, eliminimi në kampionatin botëror ishte më se i merituar.
“Nëse pas tre ndeshjeve, dy prej të cilave me Zelandën e Re dhe Sllovakinë nuk arrin të fitosh, është e drejtë të kthehesh në shtëpi. Të gjithë e kemi fajin. Nuk kam parë mangësi të mëdha në aspektin fizik”, pohoi 32-vjeçari i Juventusit menjëherë pas përfundimit të sfidës me Sllovakinë, që rezultoi fatale për kampionët e botës në fuqi.
Për Bufonin, kombëtarja shfaqi gjendjen aktuale të futbollit italian. “Nuk është problemi i të grumbulluarve apo i të lënëve jashtë. Në krahasim me 2006-ën na munguan lojtarë si Del Piero e Toti dhe gjithashtu patëm vështirësi me dëmtimin e Pirlos. Por këto nuk janë justifikime”, shtoi Bufon.