Juventusi është vënë në kërkim të mesfushorit të larguar nga Chelsea, Michael Ballack.
33-vjeçari është larguar nga Chelsea, pasi që klubi londinez ka deklaruar se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Edhe Jose Mourinho ka treguar interesim të jashtëzakonshëm për mesfushorin e ‘çeliktë’ gjerman.
Megjithatë, burime të nivelit të lartë të hierarkisë së Juventusit, i kanë thënë TribalFootball se Bianconerët po shqyrtojnë kontratën që do t’ia ofrojnë mesfushorit që është transfer i lirë.