Federata Italiane e Futbollit (FIGC), ka konfirmuar se komisioni disiplinor ka ndërmarrë masa ndaj klubeve si Juventusi, Chievo dhe Palermo, ashtu si ndaj shumë individëve të tjerë, të përfshirë në transferimin e Amaurit në vitin 2008.
FIGC i hetoi parregullsitë në transferin e Amaurit, që iu bashkua Juventusit dy vite më parë nga Palermo për 22.8 milionë euro.
“Katër muaj përjashtim nga aktivitetet e futbollit për drejtorin teknik të Chievos, Giovanni Sartori, dy muaj për drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Jean Claude Blanc dhe dy muaj të tjerë për ish-drejtorin sportiv Alessio Secco. 18 muaj dënim me mos aktivitet në futboll për agjentët Stanislao dhe Mariano Grimaldi, ashtu si dënime tjera për Juventusin, Chievon, Amaurin dhe presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini. Këto janë masat e mara nga komisioni kombëtar disiplinor pas parregullsive në transferimin e Amaurit te Juventusi”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të FIGC.