Buffon kishte nerva dhe probleme gjatë lojës, por edhe gjatë stërvitjeve para ndeshjes me Paraguain. Edhe pse luajti me dhimbje, ai është dashur të koncentrohet më shumë në pjesën e parë. Mjeku i skuadrës, Enrico Castellacci, e ka përshkuar lëndimin në shpinë si “serioz” dhe ka shtuar se në një moment ai nuk mund të jep data se kur do të rikthehet portieri legjendar.
Italia do të luajë ndeshjen e dytë të radhës kundër Grupit F me Zelandën e Re të dielën dhe Buffon ka thënë se është “optimist” se do të jetë i gatshëm të luajë. “E kam pasur këtë problem edhe më parë, do të jem mirë”, tha ai. “Adhuruesit tanë duhet të relaksohen sepse skuadra është këtu për të fituar gjënë më të rëndësishme”.
Mungesa e Buffonit mund të jetë një goditje, mirëpo Cannavaro (kapiten) ndien se Azzurrët duhet të aplikojnë lojë kolektive. Edhe pse Paraguai paraqitet si një skuadër mbrojtëse, ne ishim në gjendje të shënojmë, edhe pse ishin pikërisht Cannavaro dhe Daniele de Rossi që lejuan Antolin Alcatraz të shënojë golin e parë më kokë. Lapsuse të këtilla tregojnë mungesë koncentrimi dhe Cannavaro thotë se nuk mund të vazhdohet kështu.
“Një skuadër sikurse Italia duhet të fitojë lojëra të këtilla”, tha Cannavaro. “Ne duhet të rritemi sikurse një skuadër qysh në lojën e ardhshme dhe të kemi koncentrim të shtuar. Në pjesën e dytë ishim shumë më të fokusuar dhe luajtëm më mirë”.
Trajneri Marcello Lippi ishte i palumtur më dështimin e skuadrës së tij, të cilët kthyen posedimin e topit në pjesën e dytë, morën avantazh në fushë dhe nga ndërprerja erdhi të goli i De Rossit, pas një gabimi katastrofal të portierit të Paraguait, Justo Villar.
“Ky ishte goli im i nëntë për Italinë, mirëpo më i rëndësishmi, pa llogaritur këtu penalltinë në finale (në të cilën shënoi në 2006-ën)”, tha De Rossi. “Ne luajtëm mirë, por ishim pak naivë, duke filluar nga unë sepse gabova dhe lejova ata të shënojnë”.
“Problemi është se ne nuk kemi pasur një ndeshje të fortë. Skuadra më të cilën luajtëm është fenomenale dhe barazimi ishte ideal. Por, ne treguam që Italia luan për fitore. Shpresoj që të ngrehim cilësinë sikurse bëmë në vitin 2006”, tha De Rosi të mërkurën për mediat në Afrikë.