02 qershor 2010

Camoranesi pa lëndime të rënda shkon në Botëror

Johannesburg, 1 qershor – Italianët janë frikësuar gjatë të martës se do të mbeten pa lojtarin standard, mesfushorin Mauro Camoranesi në prag të fillimit të kampionatit botëror, në të cilin do ta mbrojnë titullin kampion. Gjatë stërvitjes së pasdites futbollisti i Juventusi është lënduar dhe me vështirësi është larguar nga fusha e gjelbër. Por pasi ishte paralajmëruar fillimisht se është shkëputur ndonjë ligament, mjekët kanë pohuar të kundërtën. “Ligamentet janë të padëmtuara. Bëhet fjalë për shtypje të gjurit, për dy ose tre ditë do të jetë i gatshëm për stërvitje të reja”, tha Enrico Castellaci, doktori kryesor i Kombëtares.