Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se ai nuk është aspak i interesuar në spekulimet që e lidhin atë me Interin, e as që dëshiron të lidhet ndonjëherë me këtë klub.
Numri një i Italisë është lidhur me një largim pas nëntë vitesh nga Olimpico i Torinos, me skuadra të interesuara si Milan dhe Manchester City, por mësohet se Interi është në kërkim të një sfiduesi për Julio Cesarin.
Përkundër faktit që nuk i përmendi dy klubet e para të lartpërmendura e as të ardhmen e tij, ai ishte tejet i prerë në qëndrimin e tij ndaj kampionit të Italisë, duke thënë për Tuttosport: “Një gjë është e sigurt: Unë kurrë nuk do të shkoj te Interi”.
Buffon i kushtoi Juventusit 49.2 milionë euro, ndërsa besohet se Bianconerët tash e vlerësojnë rreth 30 milionë euro