02 qershor 2010

Asnjë ofertë për Agueron

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka mohuar të ketë marrë ndonjë ofertë nga klubet e interesuara për sulmuesin Sergio Aguero. Reprezentuesi argjentinas kërkohet nga gjigantë evropianë, mirëpo Cerezo ka insistuar se klubi madrilen synon të mbajë futbollistët kryesorë. “Nuk synojmë të shesim futbollistët tanë më të mirë. Aguero ndihet mirë në Madrid dhe për të nuk kemi marrë asnjë ofertë”, tha Cerezo. E njëjta situatë vlen edhe për sulmuesin tjetër Diego Forlan. “Forlan ka shprehur gatishmëri të mbetet me ne edhe vitin tjetër”, përfundoi ai.