Klubi nga Milano duket më pranë mbrojtësit anglez që vetëm disa ditë më parë u la i lirë nga Çelsi. Por në lojë është edhe Juventusi.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se kuqezinjtë i kanë bërë 29-vjeçarit një ofertë konkrete: kontratë tre vjeçare me 3.2 milion euro në sezon. Por fantazisti-sulmues pëlqehet edhe nga Juventusi, i cili është gati të ndërhyjë për t’ia prishur planet klubit nga Milano.
Bardhezinjtë do të synojnë ta mbajnë Kolin sa më larg Milanit, derisa të marrin një vendim përfundimtar për serbin e CSKA Moskës, Millosh Krasiç. Nëse operacioni për këtë të fundit nuk përfundon me sukses, 29-vjeçari anglez mund të jetë alternativa ideale në repartin e avancuar.