Bufon ka hernie diskale, në pikëpyetje
Xhixhi Bufon ka një problem të vogël, pasi vuan nga hernia diskale. Botërori i tij nuk ka përfunduar, por është komplikuar së tepërmi. Sipas mjekëve të kombëtares italiane, gjendja e portierit nuk është e mirë. Do të ketë një tentativë për ta rikuperuar, por koha e rikthimit të tij nuk do të jetë e shpejtë. Për momentin ai nuk do të kthehet në Italia dhe kështu që as nuk do të fshihet nga lista, për t’i dhënë mundësi Lipit të thërriste një tjetër portier si përforcim. Për momentin nuk dihen nëse do t’ia lejonte FIFA marrjen e Sirigut.