Kanavaro është lojtari më seksi
Jo vetëm ndeshje dhe “vuvuzela”, por edhe shumë bukuri. Me nisjen e botërorit nisën edhe sondazhet për lojtarin më tërheqës. I pari është ai i revistës britanike “The Sun” dhe i përzgjedhur si më i bukuri është Kanavaro, i cili e ka shënuar tashmë golin e tij. Sipas “The Sun” kapiteni i Italisë ka një bukuri mesdhetare dhe është i preferuar nga femrat. Pas tij vijnë australiani Tim Kahil, paraguaiani Roque Santa Cruz, amerikani Beni Feilhaber, francezi Joan Gurkuf, Serxhio Aguero. Rezultat befasues, pasi në klasifikim mungon Kristiano Rolando.