
Agjenti i lojtarit, Davide Lipi, pohoi për tabloidin britanik “Daily Mirror” se Kielini vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Realit të Madridit dhe Mançester Junajtid këtë verë. “Reali dhe Mançesteri po vazhdojnë të ndjekin Xhorxhon dhe pas botërorit situata do të jetë më e qartë”, shpjegoi agjenti.
Gjithashtu, menaxheri i mbrojtësit lëshoi sinjale për drejtuesit e Juves, duke lënë të kuptohet se kontrata e lojtarit do të rishikohet: “Xhorxho nënshkroi një marrëveshje me klubin para dy vitesh, kur ishte i ri. Sot, pas dy sezonesh me nivel të lartë, ka arritur formën më të mirë. Është koha që ai të ketë një kontratë prej lojtari të madh”.