08 qershor 2010
Juventus: 100 milion euro ne vitrine
Nje Juventus qe rindertohet, por dhe nje Juventus qe nxirret ne shitje. Nuk ka asnje paradoks, eshte ligji i shenjte ne merkaton e transferimeve. Stoli i Juventusit kushton shume, afro 100 milion euro. Dhe Marotta drejtori i pergjithshem ne klubin bardhe e zi, kerkon qe ta shfrytezoje kete “thesar” qe eshte shnderruar ne stok, per ta perdorur ne merkaton e veres dhe te arrije atje ku ka vendosur presidenti i ri Andrea Anjeli. Nga ky “thesar” 80 milion euro te perdoren per perforcimin e skuadres, revolucionarizimin e saj. Boshti i ketij “thesasi” eshte kolonia braziliane: Diego, Amauri dhe Filipe Melo. Dy te paret jane hedhur ne merkato, pas nje sezoni zhgenjyes. I treti mund te qendroje ne Torino, ndonese ne rast te nje oferte te mire dhe mund te sakrifikohet. Juventus mund te heq dore nga sherbimi i Diegos dhe Amaurit, mbi bazen e nje cmimi optimal. Te dy brazilianet kane kushtuar afro 50 milion euro (25 milion euro Diego dhe po kaq Amauri). Por shoqeria e di se duhet te beje nje skonto. Befasues eshte fakti se ne kete moment Ameuri eshte me i kerkuar ne treg se Diego. Flitet per nje rikthim te Amaurit te Palermo, por interes ka treguar dhe Olimpik Marseje, ku tekniku Deshamps e shikon sulmuesin brazilian si zevendesues te Brandaos. Deshamps shkon me tej ne idene e tij: te bashkoje ne Velodrom. Amaurin me Trezeguen. Por David eshte dhe ne fokusin e Lionit, River Plejtit dhe Korinthiasit. Por mund te perfundoje dhe te sheiket e Dubait (Al Ahli). Dhe Valencia ka treguar interes per Amaurin, tani qe ka humbur David Villen dhe Zigicin. Diego mund te perfundoje ne Bundeslige, ku Bajern Munih ka treguar interes. Por per kete operacion duhet biseduar me Rumenigen. Juventus enderron Riberin, por do te ishte gati dhe per shkembimin Diego me Shvainstager.