01 qershor 2010

Nedvedi kthehet te Juventusi

Torino, 1 qershor - Kryetari i Juventusit, Andrea Agnelli është i vendosur në qëllimin që në ekip të kthejë çekun e pensionuar Pavel Nedved. Kthimi i tij mund të pritet në rol të këshilltarit apo drejtorit të klubit. Nedvedin dhe Agnellii i lidhin shumë çaste të përbashkëta, ndërsa të hënën ata janë vërejtur në Sestrier nga mediat italiane, prej nga reprezentacioni italian është nisur për në Kampionat Botëror. Lidhur me këtë, Nedved ka deklaruar: “Kam ardhur të shoh reprezentacionin italian. Është e shkëlqyeshme dhe me plot miq të mi. Jam i bindur se Italia mund të shkojë larg”.