01 gusht 2009

Zyrtare: Julio Cruz lojtar i Lazios

Ashtu si edhe paralajmëruam, sulmuesi argjentinas Julio Cruz ka nënshkruar me skuadrën italiane Lazio.
Skuadra kryeqytetase ka konfirmuar se veterani argjentinas ka nënshkruar për Biancocelestët. Në faqen zyrtare të Lazios dhe në tuttomercatoweb, shkruan se Cruz ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin nga kryeqyteti i Italisë për vlerën prej 1.6 milionë euro, dhe me mundësinë për ta vazhduar edhe një vit kontratën.