01 gusht 2009

Zyrtare: Martins i bashkëngjitet Wolfsburgut

Obafemi Martins është transferuar nga Newcastle United te kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg.
Në faqen zyrtare të ekipit gjerman është konfirmuar se sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa Newcastle do të fitojë 9 milionë funte nga shitja e lojtarit. Trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, është shprehur shumë i kënaqur me këtë transferim dhe mendon se ky është pikërisht lojtari që i nevojitet skuadrës së tij, që tashmë ka në sulm Grafiten dhe Edin Dzekon, me mundësinë për të shfrytëzuar dy ose tre sulmues në ndeshje.