15 janar 2009

Tiago gati, pas 20 ditësh edhe Trezeguet

Mesfushori portugez është riaftësuar, ndërsa francezi rikthehet në fund të janarit me JuvenVijnë jo vetëm nga sukseset në fushë lajmet e mira për Juventusin e Claudio Ranierit. Gjatë stërvitjes së djeshme në mëngjes, si Tiago ashtu edhe Trezeguet, janë stërvitur së bashku me pjesën tjetër të grupit. Portugezi është tashmë i riaftësuar plotësisht, ndërsa “bomberi” francez, i parë pasdite në Peruggia për kontroll mjekësor, ku kanë dhënë përgjigje pozitive, duhet të kthehet i gatshëm në fund të janarit. Së bashku me sulmuesin, vizita mjekësore kanë bërë edhe të dëmtuarit e tjerë bardhezinj: Zebina, Knezevic dhe Salihamidzic. Për dy të parët, rikthimi në fushë është parashikuar për në fund të shkurtit, ndërsa për anësorin boshnjak, që ka sërish probleme në “Thembrën e Akilit”, pas miqësore në Mesinë me Monacon, i është përpiluar një program specifik, të cilin duhet ta respektojë. Është përmirësuar edhe gjendja e Chiellinit, Iaquintas dhe Camoranesit, që shumë shpejt do të kthehen të gatshëm për Ranierin. Për të vazhduar ndjekjen ndaj Interit, Juventusi mund të besoje, pra, te shumë lojtarë të rëndësishëm, që janë pranë riaftësimit. Ndërkohë, me rikthimin e Buffonit, ndoshta që nesër në kupë, porta e Juves do t’i dorëzohet “të zotit”. Tani që është portieri, i cili ka pësuar më pak gola deri tani në kampionat, Manninger mund të kthehet në stol. Të dielën kundër Sienës, austriaku ishte në një ditë të mirë dhe pati shumë kënaqësi. Ishte vendimtar dhe me vetëm 10 gola, të pësuar në 15 ndeshje, ka thyer rekordin e interistit Julio Cesar: një mesatare prej 0,66 gola për ndeshje. Asnjë portier në Serinë A nuk ka bërë më mirë se Manningeri. Pikërisht që nesër, në Kupën e Italisë, do të kthehet Gigi Buffon. Austriaku qesh: “Sigurisht që më vjen pak keq, sepse të gjithë duan të luajnë, por jam i lumtur për Gigin, jam krenar që punoj me portierin më të mirë në botë dhe që luaj me fanellën e Juventusit”.