28 janar 2009

Robinho arrestohet pёr njё rast dhunimi seksual

Ylli i Manchester Cityt, Robinho, ёshtё arrestuar pёr shkak tё njё rasti tё dhunimit seksual nё njё klub tё natës nё Leeds.
Braziliani i ka hedhur poshtё nё mёnyrё kategorike akuzat se kishte marrё pjesё nё incidentin qё kishte ndodhur. Policia nga West Yorkshire ka pohuar se ka njё tё arrestuar pёr incidentin i cili kishte ndodhur mё 14 janar. Edhe zёdhёnёsi i Robinhos po ashtu ka pohuar se lojtar ishte marrё nё pyetje. “Ai nё mёnyrё kategorike i ka hedhur poshtё akuzat dhe ёshtё i gatshёm tё bashkëpunojё me policinё pёr vazhdimin e hulumtimeve”, ka thёnё zёdhёnёsi i lojtarit.